Dhurohet gjak në hollin e Ministrisë së Jashtme (FOTO)

Nismës “Dhuroni gjak, Shpëtoni jetë” i është bashkuar edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Kështu që mëngjesin e sotëm Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut u vendos në hollin e këtij institucioni, dhe sigurisht që vetë ministri, Ditmir Bushati nuk mund të mos dhuronte gjak.

Një njësi gjaku shpëton tre jetë”, u shpreh ministri, duke theksuar se shpreson që kjo nismë të ketë një periodicitet edhe më të mirë në të ardhmen.

Kësaj nisme iu bashkuan edhe punonjësit dhe diplomatët e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. Ky institucion në fakt, gjithmonë është gati për nismat e reja në çdo fushë, por siç e kemi thënë më herët, fokusi janë të rinjtë dhe arsimimi i tyre.

SHKARKO APP