Diabeti, vjen pajisja që eleminon injeksionet e insulinës

Shkenctarët kanë krijuar një pajisje të re elekronike, e cila vendoset në puls dhe jo vetëm mat nivelin e sheqerit në gjak, por mund t’i japë fund edhe injeksioneve të dhimbshme për të marrë insulinën.

Ngjitësja është e bërë nga një substancë që quhet graphene, një material super i hollë dhe shumë i fortë , por dhe nga floriri.

Kjo pajsije arrin të analizojë në moment nivelin e sheqerit. Nëse gjatë analizimit sheqerit në gjak rezulton shumë i lartë, nëpërmjet disa gjilpërave ultra të holla, injektohet mjekimi i metforminës.

Metformin është një mjekim që merret nga pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Në testin e realizuar tek minjtë diabetik, ngjitësja injekton mjaftueshm metformin për të mbajtur nën kontrrolli, nivelin e sheqerit.

Gjithashtu shkënctarët mendojnë se është e mundur të përdoret ngjitësja edhe për të zëvendësuar  injeksionet e insulinës, duke evituar dhimbjen tek pacientët.

Pajisja, e cila është prodhuar Institutin e Shkencave Bazike në Korenë e Jugut, është ende një prototip.

Por studiuesit thonë se nëse nuk do të mund të zëvendësonte injeksionin e insulinës, kjo pajisje do të ndihmonte shumë njerëz, që masin nivelin e sheqerit në gjak nëpërmjet shpimit të gishtit./tvklan.al

SHKARKO APP