Dieta e dimrit

Në stinën e dimrit, predispozita për të shtuar disa kilogramë rritet. Kjo ndodh kryesisht për arsye se dita është më e shkurtër dhe na pëlqen të rrimë në kolltuk. Por, edhe vetë i ftohti e shton oreksin për kalori sepse një pjesë e tyre shërbejnë për të na ngrohur. Meny- ja e mëposhtme është një shembull se si mund të ulim kilogramët e tepërt duke u ushqyer me gjithçka na nevojitet për organizmin në këtë stinë:

Shembull ditor-1800 kalori

Mëngjes
• 1 fetë bukë të zezë, gjizë dhe pak vaj ulliri
• 1 portokall ose 2 mandarina
• 1 lugë mjaltë +1/2 lugë kanelle

Swiss Digital Desktop Reklama

Paradite

Swiss Digital Mobile Reklama

100ml kos pa yndyre
• 1 banane
• 1 çaj jeshil me limon

Drekë
• Sallatë me brokoli, lulelakër dhe karota
• 150gr sardele furre me hudhra, rigon & nenexhik
• 200gr oriz integral me spinaq & arra

Pasdite
• 10 gështenja të pjekura
• 30gr hallvasi
• 1 çaj jeshil me limon

Darkë
• Sallate jeshile, patëllxhan të pjekur, peshk ton
• Fasule pllaqi me salce domatesh dhe majdanoz
• 1 shegë

Para gjumit
• 1 gotë qumësht pa yndyrë + 2 lugë tërshërë
• 1 kuadrat çokollate të zezë

Krahas ushqimit te ekuilibruar, duhet të merrni edhe vitaminë D nëpërmjet ekspozimit të përditshëm në diell, (të paktën në ditët kur ka diell).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?