Dieta e pasur me fibra, të zgjat jetën 9 vjet

Dieta e pasur me fibra rrit shanset e shërimit pas një sulmi në zemër dhe e zgjat jetën për rreth nëntë vjet, deklaruan shkencëtarët amerikanë. Sipas rezultateve të hulumtimit të publikuar në revistën “British Medical Journal”, rritja e përditshme e konsumit të ushqimit me fibra për 10 gramë është e lidhur me një rrezik të reduktuar të vdekjes për 15 për qind.

Ushqimi me fibra e rregullon shtypjen e gjakut dhe nivelin e kolesterolit, thonë studiuesit dhe shtojnë se është më e thjeshtë, për fillim, që të zëvendësohet konsumimi i bukës së bardhë me atë të grurit integral. Ekspertët rekomandojnë konsumin ditor prej 38 gramë fibrash, raporton BBC.

Burimet e mira të fibrave janë frutat, si bananet dhe mollët, perimet si karotat dhe patatet, buka integrale, drithërat dhe krundet.

Patatet me lëvore dhe fasulet e pjekura përmbajnë rreth 10 gramë fibra, ndërsa dy feta bukë integrale përmbajnë rreth katër gramë fibra.

Ushqimi që nuk përmban fibra është i lidhur me problemet me tretje dhe gazra, të cilat mund të çojnë në shfaqjen e kancerit, por edhe çrregullimet e zemrës.

Studimi konstatoi se mundësia e mbijetesës pas një sulmi në zemër rritet në varësi të konsumimit të ushqimit me fibra, sidomos për mëngjes.

SHKARKO APP