Dieta që përmirëson ereksionin
Sipas një studimi të fundit, doktor Athanasios Angelis sugjeron se një dietë që përmban drithëra, fruta, perime, mish, peshk, produkte qumështi, verë apo vaj ulliri luan një rol të rëndësishëm tek personat që kanë probleme kardiovaskulare dhe probleme me ereksionin.
Në “EuroEcho-Imaging 2014” doktor Angelis tha se është e gabuar ideja se meshkujt që kanë shqetësime me ereksionin, po preken nga simptomat e plakjes.
Në 80% të rasteve ereksioni shkaktohet nga probleme vaskulare dhe paralajmëron pacientët se rrezikohen nga sulmet në zemër apo goditjet në tru.
Për të parandaluar këto simptoma mjekët sugjerojnë se është e nevojshme të konsumoni ushqimet e mësipërme.