Dietat vegane e ulin nivelin e inteligjencës

Dietat vegane, që kohëve të fundit janë përhapur në përmasa të mëdha, janë duke e vënë në rrezik inteligjencën e gjeneratave të reja. Kjo sipas një nutriciste e cila ka bërë disa studime rreth ushqimit vegan dhe efektit të tyre për shëndetin.

Dr. Emma Derbyshire ka thënë se ushqyerja vetëm me produkte vegane, shkakton deficiencë të një substance shumë të nevojshme për trurin të quajtur- kolinë.

Kjo substancë gjendet në mish, peshk, vezë dhe produkte të bulmetit dhe është shumë e rëndësishme për funksionimit normal të trurit.

Sipas nutricionistes aplikimi i dietave, të cilat nuk përmbajnë mish, peshk dhe vezë do të thotë mungesë e kolinës në organizmit e njeriut, dhe kështu truri nuk mund të funksionojë në mënyrën e duhur.

Kolina prodhohet gjithashtu nga mëlçia, mirëpo sasia e prodhuar është shumë e vogël, prandaj duhet të merret nga suplementet dhe ushqimet.

Përafërsisht 3.5 milion njerëz vetëm në Britaninë e Madhe janë veganë. Kjo vlerë është ekuivalente me 7% të gjithë popullsisë së botës, të cilët kanë këtë stil të ushqyerjes.

Shumica e grave shtatzëna pretendojnë që edhe foshnjat e tyre t’i rrisin si veganë, prandaj studimi i fundit është shumë i rëndësishëm për të vetëdijesuar gratë dhe të gjithë personat për efektet negative që ky stil i të jetuarit ka.

SHKARKO APP