Disa këshilla kundër zbokthit
Nuk është aspak estetike prania e zbokthi në flokë. Ai një problem i sikletshëm që godet rreth një në dy persona. Ka dy zgjidhje për të luftuar kundër këtij fenomeni. Le t’i shohim cilat janë…
Zbokthi: për çfarë bëhet fjalë?
Bëhet fjalë për copëza të vogla të sipërfaqes së epidermës të pranishme në flokë. Zakonisht skalpi, ashtu sikurse lëkura rinovohet me cikle pak a shumë çdo 21 ditë, por kur ky proces përshpejtohet, cikli zgjat vetëm 5 deri në 7 ditë. Kështu që qelizat nuk janë të pjekura mjaftueshëm për t’u eliminuar, normalisht duke shkaktuar kështu disa copëza të bardha: ky është zbokthi. Këto copëza të vogla janë të dukshme në flokë, në veshje dhe në krehër.
Pse kam zbokth?
Arsyet e shumimit të zbokthit tek disa persona janë ende të panjohura. Megjithatë ka disa faktorë që e nxisin këtë fenomen si: tepria e yndyrës, larje të shpeshta, stresi, ushqyerja, i ftohti, lodhja, ose edhe një shampo shumë agresive që favorizon shpeshtimin e ciklit epidemik që shkakton formimin e zbokthit.
Zgjidhjet
Mos kini frikë, sepse ka zgjidhje! Për të luftuar kundër zbokthit është e nevojshme të përdorni locione dhe shampo kundër zbokthit një, ose dy herë në javë. Ato bëjnë të mundur bllokimin e ciklit të përhapjes së qelizave.
Sekreti? Apliko locione anti-zbokth para se të shkosh në shtrat dhe lëreni të veprojë gjatë gjithë natës. Përpiquni të lani dhe disinfektoni rregullisht furçat dhe krehrat në mënyrë që të mos infektoni përsëri skalpin. Kujdes: nëse problemi vazhdon mos hezitoni të konsultoni dermatologun.