Disa këshilla, për të qenë më i shëndetshëm
Pini kafe, për nje dremitje të mirë
Pirja e kafesë dhe direkt pas saj fjetja për 20 min, mundëson shfrytëzimit maksimal të gjumit. Kjo sepse efekti I kafeinës fillon menjëherë pas 20 minutash dhe ndërkohë truri pastrohet nga molekula e quajtur adenosinë dhe rrit përqëndrueshmërinë për aktivitetin pas zgjimit.
Anashkaloni larësit antibakterialë për të mos u sëmurë
Përdorja për një kohë të gjatë e larësve antibakterialë, mund të shkaktojë rezistencë më të lartë të baktereve dhe efekte hormonale.
Pini një pije të nxehtë për t’u freskuar
Ky fakt njihet në shumë kultura si për shembull në Indi ku në këtë kohë të nxehtë pihet çaj i nxehtë. Kur pini diçka të nxehtë, trupi e ndjen ndryshimin e temperaturës dhe rrit prodhimin e djersës. Ndërkohë që djersa avullon, ju natyrshëm freskoheni.
Të ngrënërit më pak, hani më shumë
Ngrënia e sasive të vogla të karbohidrateve, nuk bën asgjë tjetër perveçse rrit nivelin e shiqerit në gjak dhe ju lë të uritur për më shumë karbohidrate. Në vend të snack-ëve të gatshëm me 100 kalori, provoni më mirë të konsumoni një mollë me gjalpë kikiriku. Kanë më shumë kalori për proteinat e shumta ju bëjnë të ngopeni më shpejt dhe për më gjatë.
Stërvituni kur jeni të lodhur
Pas një dite të gjatë e të lodhshme, stërvitja është gjëja e fundit që ju shkon nëpër mend. Por në fakt stërvitja me intensitet mesatar për 30 minuta ju jep më tepër energji dhe ndihmon trurin të funksionojë më mirë.Për dhëmbë të shëndetshëm, mos I lani ato menjëherë pas ngrëniesSidomos kur keni konsumuar ushqime me përmbajtje acidi si argument, domatet etja. Acidi në këto ushqime zbut smaltin e dhëmbëve dhe larja në këtë fazë mund të shtojë veprimin e acidit dhe të gërryejë dhe shtresat e mëposhtme.