Disa këshilla si ta lini cigaren
Po, vështirë është të ndalet cigarja dhe nuk ka formulë magjike që kjo të bëhet pa dhimbje. Por, ka disa truqe të thjeshta që mund t’u ndihmojnë që ta përballoni dëshirën për cigare. Ju sjellim disa prej tyre.
Bonbonet mentol
Shija e mentolit freskon gojën, ndërsa truri ndien dëshirë më të vogël për tym. Kudo që shkoni merrni me vete bonbone mentol, që t’i keni gjithmonë pranë: në automobil, çantë, xhep dhe shtëpi.
Pini ujë
Për të përballuar dëshirën për pirje të duhanit dhe forcuar qëllimin pozitiv për të qëndruar të shëndetshëm, pini një gotë ujë. Kini parasysh që uji shpërlan dëshirën për pirje të duhanit dhe të gjithë toksinat. Dëshira zgjat vetëm 15 sekonda. Derisa do të pini një gotë ujë, dëshira do të kalojë.
Përtypni çamçakëz
Shija e çamçakëzit e mban gojën e freskët dhe pirjen e duhanit e bën më pak atraktive. Akti i përtypjes zbut dëshirën për vënien e cigares në gojë, duke e mbajtur gojën të zënë, ndërsa ju nuk keni nevojë për cigare. Duhanpirësit shpesh përcaktohen për goma përtypëse të nikotinës, por mund të provoni edhe më të zakonshmet.
Hani rrush të kuq
Jo vetëm që përtypja mund të jetë një tjetër zëvendësim për pirje të duhanit, por edhe kimikatet natyrore bashkë me antioksidantët e rrushit veprojnë për ta lehtësuar dëshirën për cigare.
Përdorni kalendar
Duhet të kalojnë 21 ditë që modeli i ri i të menduarit të bëhet automatik, dhe kjo është ajo që është e nevojshme që të hiqet dorë nga vesi apo shprehia, thonë ekspertët. Tri javë pa duhan janë të mjaftueshme për t’u bërë joduhanpirës. Por, çdo duhanpirës dhe alkoolist i cili ka tentuar ta braktisë atë e di që gjatë ditëve të para është më së vështiri. Pas kësaj, dëshira për cigare do të dobësohet, ndërsa intervalet në mes dëshirës do të zgjaten. Vendoseni kalendarin dhe shënoni secilën ditë pa cigare. Shpërblejeni veten në fund të javës së parë dhe të dytë me diçka që vërtet e dëshironi. Në fund të javës së tretë bëni diçka të rëndësishme për të festuar faktin që ditë më të këqija tashmë janë pas jush.
Përdorni fllaster apo çamçakëz të nikotinës
Jo të gjithë ekspertët pajtohen për dobinë e zëvendësuesve të nikotinës, pasi që nuk e ndalin varësinë fizike për thithje të cigares. Por, ato mund të jenë mjete të dobishme në përballimin e varësisë psikike nga cigaret, çka është problem i madh për shumë duhanpirës. Megjithatë, ekspertët thonë që fllasterët dhe çamçakëzët duhet të përdoren vetëm në kombinim me teknikat e tjera