Disa mënyra për ta ushtruar trurin të jetë më i përqendruar
Një telefonatë apo e-mail mjafton t’ju shpërqendroj nga puna që ishit duke e bërë. Çdo njëri nga ne ka probleme në jetën e përditshme për të qëndruar të përqendruar
Përqendrimi është shumë i rëndësishëm në punën që e bëjmë, prandaj është e rëndësishme ta ushtrojmë trurin të qëndroj më i fokusuar
Mos bëni disa punë njëkohësisht
Njerëzit kanë tendenca të kërcejnë nga një detyrë në tjetrën, gjë që e heq fokusin nga njëra punë në tjetrën. Sidoqoftë, bërja e disa detyrave apo punëve përnjëherë, i bën njerëzit më pak produktivë, më pak efiçientë si dhe më të lodhur. Prandaj, shmangni këtë gjë për të qëndruar më të fokusuar në punën aktuale.
Ndiqni një rutinë
Është e rekomandueshme të përgatitni një rutinë dhe ta ndiqni çdo ditë, pasi që kjo e ndihmon mendjen të qëndroj produktive çdo ditë. Veç kësaj, rutina e përgatit dhe trajnon trurin për ta marrë një detyrë tjetër, pasi ta ketë kompletuar njërën.
Shmangni përqendrimet
Duhet të dini se cilat gjëra janë duke ju shpërqendruar, pasi që vetëm në këtë mënyrë mund ta dini si t’i shmangni ato.
Rrjetet sociale, email-at, celularët dhe zhurmat e ndryshme janë disa nga shpërqendrimet më të zakonshme në vend të punës.
Ushtrime për trurin
Meditimi liron endorfine, i rrit nivelet e serotinës si dhe krijon hapësirë për gjenerimin e ideve të reja.
Nëse praktikoni meditim për vetëm 15 minuta, kjo do t’jua rritë produktivitetin dhe përqendrimin