Disa nga ushqimet që mbrojnë stomakun
Disa ekstrakte bimore ndihmojnë në kurimin e aparatit tretës dhe e mbrojnë atë nga shqetësime si aciditeti apo rëndesa. Stresi, të ngrënit në mënyrë të çrregullt apo të tepruarit me ushqimin janë shpesh shkak për shqetësimet në stomak. Portali “TantaSalute” na sjell disa prej ushqimeve natyrale që ndihmojnë në trejte, largojnë aciditetin apo inflamacionin.
Qumësht bajamesh
Qumështi i bajameve ul nivelin e aciditetit në stomak. Ai mund të përgatitet fare lehtë edhe në shtëpi, duke vendosur bajame dhe ujë në mikser (100 gramë bajama/1 litër ujë).
Kthetra e djallit
Kjo bimë është tepër e këshillueshme të përdoret për inflamacionet në stomak (gastrit). Ajo ndihmon në tretjen dhe largon aciditetin.
Hudhra
Ndër benefitet e shumta që ka, hudhra është një antiinflamataor shumë i mirë.
Dafina
Gjethja e dafinës ndihmon në qetësimin e muskujve të stomakut. Ajo ndihmon gjithashtu në largimin e aciditetit.
Pasiflora/lule sahati
Kjo bimë ka të mira qetësuese dhe këshillohet të përdoret në rastet kur stomaku është i dëmtuar për shkak të stresit apo ankthit.
Ananas
Kërcelli i ananasit ndihmon në tretje dhe ndalon substancat që shkaktojnë inflamacionin e indeve.
Melisa
Një tjetër bimë me veçori qetësuese dhe antiinflamatore. Gjethet e melisës veprojnë në mukozat gastrite dhe të zorrëve. Mund të përdoret në formë çaji.