Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 08:31 Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë Portugalja pritet të arrijë 910 milionë dollarë investime në kapital sipërmarrës në 2026, një rritje prej 187% krahasuar me 320 milionë dollarët e 2025-ës,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Disa njerëz shtojnë në peshë kur bëhen më shumë aktivë. Arsyeja

Shëndeti E shtunë, 25 Shtator 2021 19:19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dietologët na këshillojnë gjithmonë të hamë më pak dhe të ushtrohemi fizikisht më shumë, për të qenë më të shëndetshëm, por kjo paraqet një problem të dukshëm. Të qenit më aktivë, do të thotë të jemi më shumë të uritur, ndaj ekziston rreziku që të përfundojmë duke ngrënë më shumë për të kompensuar harxhimin e energjive, dhe duke shtuar më shumë në peshë, sesa në rastin kur nuk do të ngriheshim nga divani.

Ekspertët e dietave, ëndërrojnë ditën kur mund të planifikojnë dietat për njerëzit që janë më aktivë, por që gjatë kësaj kohe të mos kenë shtim të oreksit. Fatkeqësisht, kjo është më e ndërlikuar se sa mund ta mendoni: ne jemi ende në kërkim të mekanizmit, që përcakton se si energjia që shpenzojmë, përkthehet në nivelin tonë të oreksit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dhe siç do ta shohim, kjo nuk është aspak e vetmja gjë, që e bën këtë çështje të komplikuar. Në një botë ideale, trupi i njeriut do të na zbulonte menjëherë ndryshimet në sasinë e energjisë që përdorim, dhe pastaj na jep oreksin për të ngrënë sasinë e duhur të ushqimit dhe balancuar atë. Mjerisht jo:ne të gjithëve na kap uria dy ose tri herë në ditë, nganjëherë më shumë, pavarësisht se çfarë jemi duke bërë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Trupat tanë, lëshojnë gjithashtu sinjale shumë më të forta rreth oreksit tonë, kur nuk kemi ngrënë mjaftueshëm, sesa kur kemi ngrënë shumë. Kjo marrëdhënie e dobët e reagimeve të përditshme, ndihmon për të na shpjeguar se përse njerëzit obezë, përjetojnë ende ndjesi të forta të urisë – dhe për të gjithë ushqime plot kalori që janë gjerësisht të disponueshme.

Mund t'ju interesojë

Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pranë akullnajës që po tërhiqet në ishullin Navarino

Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pr...

19 Nëntor 2026, 08:01
Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

17 Nëntor 2026, 15:12
Ndërhyrje kirurgjikale sipas planifikimit në spitalin rajonal “Memorial” të Fierit

Ndërhyrje kirurgjikale sipas planifikimit në spitalin rajonal “Memorial” të Fierit

16 Nëntor 2026, 17:30

Misteret e oreksit
Ka shumë gjëra që ne nuk i kuptojmë, mbi efektin e rritjes së aktivitetit. Shumica prej nesh, djegin sasi të ndryshme të kalorive në ditë të ndryshme – palestrat kanë ditë pushimesh, ndërsa të gjithë kanë ditë ku shëtisin nëpër dyqane të tjera, bëjnë më shumë punë shtëpie etj.

Studimet nuk gjejnë ndonjë lidhje të qartë ndërmjet këtyre variacioneve, dhe sasisë së ushqimit që konsumoni mesatarisht në një ditë të caktuar. Por nuk është e lehtë as të thuhet ndonjë gjë përfundimtare. Shumica e hulumtimeve, janë përqendruar tek njerëzit që bëjnë stërvitje aerobike dhe kanë zbuluar për shembull, se ndërsa disa njerëz të stërvitur kanë prirjen të hanë sasinë e duhur për të kompensuar kaloritë shtesë që djegin, ndërsa njerëzit mbipeshë janë më të prirur për të ngrënë.

Çfarë e shkakton këtë ndryshim? Një mundësi, është se proceset fiziologjike ndryshojnë tek njerëzit që bëjnë më shumë stërvitje – për shembull, hormonet e tyre të zorrëve, mund të lëshohen në përqëndrime të ndryshme kur hanë, duke ngrënë potencialisht më shumë se sa kanë nevojë.

Një pyetje e vjetër prej të paktën 60 vjetësh, ka të bëjë me vendin ku futet metabolizmi në këtë tabllo. Disa studime të rëndësishme të publikuara në vitin 2013 nga një ekip në Lids të Britanisë së Madhe, zbuluan se njerëzit me mbipeshë ishin më të uritur dhe konsumonin më shumë kalori, sesa njerëzit e dobët.

Meqë njerëzit mbipeshë, kanë një normë më të lartë metabolike kur janë duke pushuar, grupi i studiuesve propozoi se ekzistonte një lidhje midis kësaj shkalle, dhe sasisë ushqimit që hanë njerëzit. Fakti që normat e metabolizmit tek njerëzit kur janë duke pushuar janë të qëndrueshme, pavarësisht luhatjeve në ushtrimin e përditshëm fizik, mund të ndihmojë në shpjegimin se përse nivelet e ushtrimeve, nuk kanë shpesh ndikim mbi sasinë e ushqimit që hamë në të njëjtën ditë.

Megjithatë, kjo s’do të thotë që shkalla metabolike e pushimit, përcakton vërtet se sa ushqim hamë.

Ekipi propozoi që përbërja e trupit të një personi, veçanërisht shuma e masës muskulare, mund të diktojë normën e tyre metabolike. Nëse është kështu, shkalla metabolike mund të veprojë vetëm si një ndërmjetëse – duke përcjellë informacione rreth përbërjes së trupit, përmes rrjeteve hipotalamike në tru, të cilat besohet të kontrollojnë oreksin. Sido që të jetë, kjo kërkon ende kërkime të mëtejshme.

Studimi ynë
Për të shqyrtuar se çfarë ndodh në situatën e jetës reale, unë kam bashkëautorizuar një studim të ri, që shqyrton se çfarë ndodh me kaloritë që marrin njerëzit në ditët kur janë më aktive, pa u ushtruar qëllimisht, siç mund të jetë çdo gjë, nga një udhëtim për tek dentisti, deri në një ditë të kaluar në plazh me fëmijët.

Në vazhguam 242 individë – 114 burra dhe 128 gra. Zbuluam se sasia e aktivitetit të tyre, ndikonte në sasinë e ushqimit që konsumonin, por edhe normat e tyre metabolike ndikonin
në oreksin e tyre – me fjalë të tjera, njerëzit mbipeshë tentonin të hanin më shumë.

Ky është një hap tjetër përpara, për të kuptuar marrëdhënien midis aktivitetit fizik, dhe kalorive që konsumojmë. Por mos e prisni që kjo të përkthehet në një formulë magjike, për të optimizuar marrëdhënien e gjithsecilit, me aktivitetin dhe ushqimin që konsumon.

Ka shumë variabla, që mezi u morrën parasysh nga hulumtuesit. Puna më e madhe, ishte e prirur të përqendrohej tek burrat e bardhë të moshës 20-30 vjeçare. Por ka prova, që gratë janë më të prirura të kompensojnë aktivitetin fizik shtesë, përmes të ngrënit.

Ngjashëm, tiparet e ndryshme gjenetike, kanë të ngjarë të jenë të rëndësishme. Pastaj ekzistojnë edhe dallime në psikologjinë e njerëzve, dhe deri në ç’masë ata e përdorin ushqimin si shpërblim. Njerëzit që kanë humbur ose fituar peshë, do të kenë sinjale të ndryshme oreksi tek njerëzit, pesha e të cilëve është e qëndrueshme.

Koha e aktivitetit gjatë ditës, ka të ngjarë të diktojë gjithashtu ndryshimet. Unë dyshoj që në jetën time, ne do të arrijmë një pikë ku mund të shikojmë të gjithë përbërjen gjenetike të çdo personi, dhe t’u tregojmë atyre saktësisht se çfarë funksionon për ta.

Ajo që mund të themi nga studimi, është se shumë njerëz janë të detyruar të hanë më shumë, kur janë më aktivë. Thjesht më shumë lëvizje, nuk do të çojë në humbjen spontanisht të peshës trupore. Njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë, dhe të shohin se sa ushqim shtesë ata konsumojnë. /“The Conversation” – Bota.al/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 2 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 2 orësh

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 13 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 20 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.