Disa sekrete, që një mashkull të jetë sa më pjellor
Keni projektuar zgjerimin e familjes, por deri më tani nuk keni marrë rezultatet që keni shpresuar? A e dini se një e treta e problemeve të pjellorisë së mashkullit (cilësia e spermës) vjen nga ritet e gabuara, që me disa ndryshime të vogla në stilin e jetës mund të korrigjohen duke vërejtur një ndryshim të madh! Kështu që mos u dekurajoni dhe ndiqni këto tetë këshilla!
Merrni vitamina
Një studim i fundit nga Zelanda e Re ka demonstruar se meshkujt, të cilët konsumojnë shtesa antioksidante orale, forcojnë mundësinë për të pasur një fëmijë. Në veçanti konsumoni acidin folik (1mg në ditë), vitaminë C (500 mg në ditë), vitaminë D (100 UI në ditë-UI është njësi ndërkombëtare ose njësi matëse e sasisë së një substance, në bazë të aktivitetit biologjik të matur apo të efektit) dhe vitaminë E (400 UI në ditë).
Bëni sport
Aktiviteti i shpeshtë fizik jo vetëm që është një e mirë për organizmin në përgjithësi, por ai kontribuon edhe në përmirësimin e numrit të spermatozoideve. Sipas një studimi të Shkollës së Shëndetit Publik të Harvardit, meshkujt që harxhojnë të paktën 5 orë në ditë duke bërë aktivitet fizik kanë një përqendrim sperme 73% më të madh se sa i atyre meshkujve që lëvizin më pak se pesë orë në javë!
Ndaloni veset
Ndoshta jo të gjithë e dinë se për formimin dhe maturimin e spermatozoideve nevojiten 75-90 ditë. Kjo do të thotë se një mashkull ka nevojë që të kujdeset për trupin e tij të paktën tre muaj përpara periudhës në të cilën ai dhe partnerja e tij do të vendosin të bëjnë fëmijë. Organizmi duhet të jetë i shëndetshëm dhe i detoksifikuar, për të evituar çdo lloj ndërhyrje në prodhimin e spermës. Ndaj, jo vetëm që nuk duhet të pini alkool dhe duhan, por nuk duhet të hani as ushqime jo të mira. Ndërkohë, ç’është më e rëndësishmja duhet të praktikoni një dietë antiinflamatore.
Konsumoni arra
Studiuesit e Universitetit UCLA kanë studiuar më shumë se 100 meshkuj duke demonstruar se cilësia e spermës së atyre që kishin ngrënë 70 gramë arra në ditë paraqisnin një nivel më të lartë të acidit yndyror Omega-3. Kjo do të thotë një vitalitet më i mirë i spermatozoideve, mobilitet më të madh dhe më pak anomali kromozomike.
Kujdes me plastikën
Bisfenoli A dhe ftalatitet e pranishëm te plastika janë perturbatorë hormonalë dhe mund të kenë një ndikim negativ mbi cilësinë e spermës. Padyshim se është pothuajse e pamundur që në jetën e përditshme plastika të evitohet totalisht, por mund të jetë e rëndësishme të mësoni që të njihni llojet e ndryshme të plastikës për të mbajtur larg ato më toksiket.
Përdorni kremra anti-diell
Një studim i fundit ka demonstruar se përdorimi i një filtri kimik diellor mund të kontribuojë për të zvogëluar aftësinë riprodhuese te meshkujt me 30%. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që të shmangni mbrojtjen diellore, por të përdorni me kujdes kremrat natyralë me bazë mineralet, si zinkun dhe titanin.
Përshtasni dietë mesdhetare
Pesha e duhur është shumë e rëndësishme për të mbajtur cilësinë e farës dhe dieta mesdhetare është idealja për të qëndruar në formë. Një mashkull që dëshiron të rrisë pjellorinë e tij, duhet të konsumojë pesë deri në gjashtë vakte me fruta dhe perime çdo ditë, duke u siguruar që të hajë vegjetalet e kuqe dhe lejla, që përmbajnë numrin më të madh të antioksidantëve. Kujdes duhet të bëni me pesticidet që ato mund të përmbajnë, sepse kjo do të ndikonte negativisht te prodhimi i spermës. Ndërkohë, peshku është i duhuri dhe veçanërisht ai i yndyrshmi si salmoni, i cili mund të rrisë deri në 34% numrin e spermatozoideve.
Vëmendje ndaj valëve magnetike
A e mbani celularin gjithmonë me vete, apo punoni me laptopin vazhdimisht? Energjia elektromagnetike, për shembull ajo e sinjalit Wi-Fi, mund të shkatërrojë spermatozoidet duke prekur ADN-në, si dhe forma të tjera jo normale. Këtë rezultat e kanë konfirmuar të paktën dhjetë studime, ndaj largoni sa më shumë të mundni këto burime nga aparati juaj riprodhues!