Disa shenja paralajmëruese të tumorit në tru

Simptomat e zakonshme të tumoreve të trurit përfshijnë dhimbje koke, të përziera si dhe konfuzione.

Por ka shenja të tjera më pak të njohura se ju mund të keni një masë potencialisht kancerogjene që rritet brenda trurit tuaj.

Humbja e interesit për hobi

Humbja e papritur e interesit për hobin tuaj të preferuar mund të jetë një shenjë paralajmëruese e një tumori në tru.

Kur një tumor rritet në tru, ai mund të ushtrojë presion mbi qelizat e shëndetshme rreth tij.

Nëse zhvillohet në lobin frontal, zona që kontrollon emocionet, personalitetin dhe sjelljen, madje mund të filloni të veproni në mënyrë të çuditshme, raporton DailyMail.

Rënia e aftësisë mendore dhe konfuzioni janë gjithashtu simptoma të një tumori të trurit.

Shikim i turbullt

Pamja e paqartë ose shikimi që vjen dhe shkon, edhe kur mbani syze, mund të jetë një shenjë e një tumori në tru.

Nëse tumori i trurit ushtron presion mbi nervin optik, shikimi juaj mund të ndikohet në mënyrë drastike, thonë ekspertët.

Përveç shikimit të paqartë ose të dyfishtë, ju gjithashtu mund të përjetoni shikim të turbullt që shkaktohet nga kollitja, teshtitja apo edhe thjesht përkulja.

Dëgjimi i tingujve

Dëgjimi i tingujve të rastësishëm ndonjëherë mund të tregojnë një gjendje të shëndetit mendor.

Por mund të jetë edhe një tumor i trurit.

Halucinacionet dëgjimore, siç njihen, mund të shkaktohen nga tumoret e trurit që janë kancerogjene dhe beninje

SHKARKO APP