Dita Botërore e Kancerit, mesazhi 2015: “Kanceri, jo i pamundshëm”
Sot është dita botërore e Kancerit. Ndryshe, 4 shkurti është ndër të vetmet ditë ku e gjithë bota bashkohet në luftën kundër epidemisë globale të kancerit.
Dita Botërore e Kancerit është mundësi për të rritur ndërgjegjësimin e luftës kundër epidemisë globale të kancerit, si dhe për të përhapur fjalën se zgjidhjet nuk janë të pamundura, ato ekzistojnë në të gjithë vazhdimësinë e kancerit dhe janë brenda mundësive tonë.
Dita Botërore e Kancerit do të shqyrtojë zbatimin e asaj që ne tashmë e njohim në fushat e parandalimit si zbulimi i hershëm, trajtimi dhe kujdesi, të cilat mund të ndikojnë barrën globale të kancerit për më mirë. Kanceri mund të reduktohet dhe kontrollohet nga zbatimi i strategjive të bazuara në fakte për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit, si dhe menaxhimin e pacientëve me kancer. Dita Botërore e Kancerit e vitit 2015 ka si mesazh kryesor- “KANCERI-JO I PAMUNDSHËM”, i cili thekson nevojën për ndërmarrjen e veprimeve, në mënyrë që të nxisë luftën globale kundër kancerit në një nivel krejt të ri. Kanceri është ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në mbarë botën, duke shkaktuar 8.2milionë vdekje në vit. Ndërsa është parashikuar të rritet në 19.3 milionë raste në vitin 2025, krahasuar me 14.1 milionë në vitin 2012.
Shumë kancere kanë një shans të lartë për shërim nëse zbulohen herët dhe trajtohen në mënyrë adekuate. Në nivelin e individit, komunitetit dhe në nivelin qeveritar, mund të bëhet shumë për të shfrytëzuar, mobilizuar dhe për të nxitur zgjidhje dhe ndryshime pozitive. Ndaj mesazhi kryesor i kësaj dite, përmban katër nënmesazhe për të thënë se zgjidhjet nuk janë të pamundura, ato ekzistojnë në të gjithë vazhdimësinë e kancerit dhe janë brenda mundësive tona. Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë ka postuar në rrjetin social facebook faktet kryesore rreth sëmundjes së kancerit.