Dita e ashures, receta e ëmbëlsirës tradicionale

Ashurja është një ëmbëlsirë turke që është përgatitur prej kohësh në familjet shqiptare e që tashmë tregtohet dhe blihet me kënaqësi në ëmbëltore edhe tani. Megjithatë ju mund ta përgatisni në shtëpi për të marrë kënaqësinë e gatimit, por dhe për të pasur garancinë e shijes optimale.

Përbërësit 

Për 4 persona

Swiss Digital Desktop Reklama

300 gr grurë për ashure (grurë të rrahur)

Swiss Digital Mobile Reklama

100 gr sheqer të bardhë ose kane

100 gr arra

100 gr bajame

100gr lajthi

50 gr rrush të thatë

3-4 fiq të thatë

3-4 karafila

Disa kokrra shegë për zbukurim (sipas dëshirës)

2 lugë të vogla kanellë

2-3 lugë niseshte (sipas dëshirës)

Pak kripë

Hapat

Vendosim rrushin e thatë në një enë me ujë të ngrohtë për 15 minuta që të zbutet. Lajmë mirë grurin dhe e ziejmë në zjarr të ngadaltë me rreth 2-2.5l ujë derisa të zbutet plotësisht. I shtojmë sheqerin, pak kripë, rrushin e thatë të shtrydhur nga uji i tepërt, fiqtë e thatë të prerë hollë, kanellën, karafilin dhe arrat e grira duke hequr mënjanë disa për zbukurim. Në këtë moment, mund të lëmë që lëngu i ashures të trashet vetë duke rritur kohën e zierjes dhe duke e përzierë vazhdimisht, apo të shtojmë pak niseshte të tretur në ujë të ngrohtë, për të reduktuar kohën e përgatitjes. E lëmë në këtë mënyrë të ziejë edhe për pak minuta dhe e shpërndajmë ashuren në tasa duke e spërkatur sipër me pak kanellë, disa kokrra shegë dhe me arrat e mbetura. E vendosim në frigorifer dhe e konsumojmë të ftohtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?