Dita fillon me një gojë ujë me limon!
Studiuesit kanë zbuluar se limoni është burim i mrekullueshëm i vitaminës C dhe kaliumit. Vitamina C forcon imunitetin dhe zvogëlon rrezikun nga ftohja dhe gripi. Kaliumi e stimulon trurin dhe qelizat nervore, duke rregulluar më pas edhe shtypjen e gjakut. Ja disa arsye pse duhet ta filloni ditën me ujë e limon:
1. Rregullon vlerën pH – limoni ka veti alkalike. Edhe pse ka shije të thartë, ai ka ndikim alkalik në organizmin tonë.
2. Përshpejton humbjen e kileve të tepërta dhe ndihmon në kontrollimin e dëshirës për ushqim. Studimet kanë treguar se ushqimet alkalike ndihmojnë humbjen e kileve të tepërta.
3. Ndihmon tretjen – uji i nxehtë stimulon sistemi e tretjes dhe zbut shtrëngimet e muskujve. Kështu përmirësohet puna e organeve të tretjes. Limoni është burim i mrekullueshëm i mineraleve dhe vitaminave, të cilat përshpejtojnë largimin e helmeve nga organizmi.