Djegësit sjellin pagjumësinë

Ju ka ndodhur të zgjoheni në mes të natës, pa ju ngacmuar kush? Mendoni për ushqimin që keni ngrënë dhe mos bëni gabime të tilla.

Ushqimi djegës mund të shkaktojë rritje të ankthit dhe pagjumësi gjatë natës, tregojnë studimet e reja amerikane.

“Ekzistojnë dëshmi që shujtat djegëse, të cilat i keni ngrënë pak para se të bini në gjumë, mund të shkaktojnë ëndrra të çuditshme. Në fakt, cilado shujtë që e konsumoni para fjetjes mund të shkaktojë më shumë ëndrra për shkak se ngrënia në mbrëmje e rrit aktivitetin dhe temperaturën e organizmit”, thotë Dr. Charles Bai, i cili merret me çrregullimet e gjumit në klinikën e Cleveland.

SHKARKO APP