Dobia e vajit të peshkut

Vaji i peshkut, i cili shihet si ushqim i trurit nga ekspertët, është i rëndësishëm për shëndetin tonë. Një minimum prej 2.2 gram në ditë nga vaji i peshkut, rekomandohet të konsumohet, pasi shërben si mburojë mbrojtëse në trup, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shkalla e inteligjencës për fëmijët pas përdorimit të vajit të peshkut u rrit me 7.5 për qind, thonë disa studime. Për të parandaluar pothuajse të gjitha sëmundjet e zemrës dhe kancerit, zgjidhja kalon përmes vajit të peshkut, këshillojnë mjekët.

Gjithashtu së fundi studimet tregojnë se vaji i peshkut mund të mbrojë edhe ndaj një vrasësi tjetër: kanceri i gjirit. Burimi ushqyes, i njohur edhe si Omega-3, mund të merret në kapsula ose në formë të lëngshme. Teoria se nëse konsumon vajin e peshkut do të shtosh në peshë është krejtësisht e gabuar. Vaji i peshkut është një nga yndyrat esenciale në gjakun tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vaj i peshkut është një domosdoshmëri, veçanërisht në pikën e mbrojtjes nga sëmundjet. Kapsulat nuk përmbajnë sodium. Ai është një produkt i sigurt për të gjithë përfshirë këtu dhe gratë shtatzëna, duke i mbajtur sa më larg sëmundjeve apo edhe depresionit. Vaji i Peshkut rigjallëron lëkurën duke shtuar prodhimin e kolagjenit dhe elastinëve që dhurojnë freski.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?