Dobitë dhe vetitë e hithrës që nuk i dinit më parë

Hithra është bima që rekomandohet  më tepër lidhur me trajtimin e disa sëmundjeve dhe është një nga bimët natyrale medicinale më të zakonshme.

Kjo bimë përdoret edhe për masazh kundër dhimbjeve reumatike. Fillimisht nisi të përdorej në Greqi duke bërë që njerëzit të shpërfillnin djegien që vjen si pasojë e kontaktit me lëkurën.

Hithra ndihmon metabolizmin dhe nxit sekretimin e lëngjeve të tretjes. Gjithashtu shërben edhe për infeksionet e traktit urinar, pastron gjakun dhe trupin nga toksinat, ndihmon me sëmundjet e veshkave, inflamacionin e fshikëzës së tëmthit dhe ulçerën e stomakut.

Në vetitë e dobishme të hithrave përfshihen edhe ndihma me problemet e ciklit menstrual, me pagjumësinë dhe sëmundjet e mushkërive. Në kombinim me bimët tjera, hithra mund të përdoret me sukses për të trajtuar leukeminë. Personat që vuajnë nga alergjitë duhet të pijnë çajin e hithrës.

SHKARKO APP