Dobitë shëndetësore të manit

Kur bëhet fjalë për dobitë shëndetësore të frutave, pjesa më e madhe e tyre ka një sërë vlerash. Përjashtim, nuk bën as mani. Mani ka veti të shumta shëndetsore, ai zvogëlon rrezikun nga diabeti, mbron nga sëmundjet e zemrës, e ul nivelin e kolesterolit në gjak dhe ndihmon në humbjen e kileve të tepërta. Sasia e sheqerit e pranishme në manin e tharë është përgjysmë më e vogël sesa te pemët e tjera të ngjashme, sikur që është rrushi i tharë.Gjithashtu gjethja e manit ka përbërës, të cilët ndihmojnë në normalizimin e sheqerit në gjak.Mani i bardhë përmban shumë fibra, ku me vetëm një të tretën e gotës, plotësojmë rreth 20% të nevojave të tona ditore për fibra ushqyese. Përdorimi i rregullt i kësaj peme çon deri te zvogëlimi i nivelit të kolesterolit dhe përmirësimi i sistemit të tretjes. Mani është një frut që përmban sasi të mëdha të antioksiduesve. Sipas një studimi të bërë në Universitetin e Teksasit, mani përmban rеsvеrаtrоl, i cili është një substancë që lufton shumë lloje të tumoreve dhe të sëmundjeve të zemrës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?