Domate dhe brokoli, efekt i jashtëzakonshme kundër kancerit
Konsumi në një pjatë me domate dhe Brokoli, mund të jetë diçka normale por studiuesit kanë zbuluar efekte të jashtëzakonshme që ka ky ushqim për shëndetin, sidomos në luftë kundër kancerit.
Sipas një studimi eksperimental të publikuar në Cancer Research, kombinimi i këtyre dy produkteve dha rezultate mbresëlënëse në luftimin e kancerit.
Duke qenë se ky ishte një studim eksperimental protagonist si gjithnjë edhe këtë herë ishin minjtë, të cilëve iu implantua kancer në prostatë. Grupet e hulumtimit kishin për dietë; grupi i parë brokoli, grupi tjetër vetëm domate dhe grupi i fundit të dyja.
Pas kryerjes së eksperimentit, studiuesit monitoruan gjendjen e zhvillimit të kancerit dhe rezultatet ishin më të mira kur të dy produktet u kombinuan bashkë.
Minjve të cilëve iu dhanë të dyja produktet bashkë kishin zvogëlim të peshës së tumorit prej 52% kundrejt 34% të konsumimit të domateve dhe 42% të brokolit veçmas.