Domatet luftojnë kancerin e gjirit

 

Ka ardhur koha që gratë duhet të konsumojnë më shumë domate, për të parandaluar kancerin e gjirit. Nëse e bëni këtë gjë në mënyrë të përhershme, jo vetëm që po mbani trupin në formë, por njëkohësisht ulni rrezikun e kancerit që është përhapur më shumicë edhe në Shqipëri. Kjo falë likopenës, një substancë antioksiduese e cila gjendet me sasi të mëdha tek domatet. Ato përmirësojnë metabolizmin e yndyrërave dhe sheqerit. Është shkencërisht e vërtetuar se mbipesha dhe obeziteti rrisin rrezikun e zhvillimit të kësaj patologjie, ndaj marrja e likopenës nëpërmjet domates, kontribuon në prodhimin e një hormoni, i cili kontrollon peshën dhe metabolizmin e sheqerit dhe yndyrërave ne gjak. Kjo bën që kjo substancë të jetë tepër e rëndësishëm në uljen e rrezikut nga kanceri i gjirit. 

SHKARKO APP