Domatja parandalon kancerin

Shkencëtarët britanikë gjatë një studimi të realizuar vitet e fundit kanë pohuar se domatet mund ta zvogëlojnë rrezikun e kancerittë prostatës.
Meshkujt të cilët konsumojnë domate ku janë të përfshira edhe domatet e freskëta dhe salca e domates, kanë një rrezik 20 për qind më të ulët të zhvillimit të sëmundjes, është konfirmuar nga ekspertët nga Universiteti i Bristolit.
Kanceri i prostatës është kancerii dytë më i shpeshtë i popullatës mashkullore në botë. Mjekët zakonisht e rekomandojnë një dietë e pasur me fruta dhe perime dhe me më pak mish të kuq dhe mish të përpunuar, yndyrë dhe kripë është e dobishme në luftën kundër kësaj sëmundjeje.
"Analiza jonë tregon se domatet janëtë rëndësishme në parandalimin e kancerittë prostatës", tha studiuesja kryesore Vanessa Er. Ajo shtoi se njerëzit, pavarësisht nga dobia e domateve, do të duhej të hanë edhe lloje të tjera të pemëve dhe perimeve, të jenë aktiv dhe ta ruajnë peshën optimale për ta minimizuar rrezikun e kancerit të prostatës.

 

SHKARKO APP