Doni të humbisni peshë? Ndiqni këto tre rregulla mëngjesi
Keni problem me peshën dhe po mundoheni të gjeni një dietë e cila mund të ju ndihmojë?
Kurrsesi mos harroni që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe nuk mund ta anashkaloni.
Sipas një studimi të fundit me anë të mëngjesit ju mundeni të humbisni peshë, duke ndjekur tre hapa të thjeshta.
Ha shpejt: Studimet e fundit kanë treguar se të hash mëngjes me nxitim ndihmon metabolizmin, por në të njëjtën kohë ndihmon edhe të mos ndiesh uri më vonë, për të ngrënë gjëra të shpejta dhe të pashëndetshme.
Për të djegur sa më shumë yndyrë nga trupi, përpiqu që të hash mëngjesin shpejt dhe menjëherë pas zgjimit.
Mos e tepro me çdo lloj ushqimi: qëndro larg ushqimeve të rënda që mund të të ngarkojnë stomakun.
Në vend të tyre, përpiqu të zgjedhësh ushqimet që stimulojnë tretjen dhe të mbajnë të ngopur. Të tilla janë ushqimet me përmbajtje të lartë fibrash, proteinash, opsione që të mbajnë energjike gjithë ditën dhe në gjendje të ngopur deri pas dreke.
Çdo lloj kosi pa sheqer është një opsion i mirë për mëngjesin, por edhe tërshëra apo fruta të tjera të thata pa ëmbëltues janë po ashtu variante të rekomanduara për mëngjes.
Kontrollo porcionet: Një mëngjes i mirë dhe i plotë mund të të ndihmojë të jesh gjithë ditën e ngopur, por qëllimi është të mos e teprosh, nëse do të humbasësh peshë.
Kështu, çdo ditë mund të kontrollosh kaloritë që merr, në mënyrë që t’i djegësh gjatë ditës, por edhe për mëngjesin mund t’i përcaktosh vetes një racion dhe ta respektosh çdo ditë.