Duhani “kalb” trupin nga brenda, lloji i cigares nuk ul dëmet

Ideja se cigarja e dredhur është më pak e dëmshme sesa cigaret e zakonshme është e gabuar, sipas shefit të Zyrës së Mjekësisë Britanike.  Profesor Dame Sally Davies paralajmëroi se të dyja format e duhanit, në mënyrë gati të njëjtë,  “kalbin” trupin nga brenda. Në kundërshtim me besimin popullor se cigarja e dredhur është me e natyrshme dhe më pak e rrezikshme, duhani përmban po aq shumë kimikate vdekjeprurëse. Zyrtarët e shëndetësisë janë të shqetësuar se cigaret e prodhuara vetë janë duke u bërë gjithnjë e më popullore në mesin e duhanpirësve të cilët e shohin ato si një alternativë më të lirë. Shifrat tregojnë se 40 për qind e meshkujve dhe 23 për qind e grave duhanpirës i përdorin ato aktualisht në 18 për qind nga 2 për qind, që ishte në ‘1990. Por 49 për qind gabimisht besojnë se ata janë më pak të dëmshme, sipas një sondazhi të dalë nga 627 individë. Qeveritë kudo në Europë, edhe ajo shqiptare, kanë nisur një fushate të re për të ndaluar pirjen e duhanit. Në Shqipëri është rritur çmimi i cigares, me qëllim uljen duhanipërsve.  Prija e duhanit dalëngadalë ndikon në kalbjen e indeve. Duhanxhiut, sipas studimeve, dëmet që merr nga cigarja,  i përhapen në gjak në mushkëritë e tij, zemër dhe tru. Profesor Dame Sally Davies thotë, në lidhje me këtë temë: – “Ndërkohë që shumë duhanpirës e dinë  dëmin e cigares që u shkakton në zemër dhe mushkëri,  ata kanë shumë më pak të ngjarë të jenë të vetëdijshëm se si pirja e duhanit është e dëmshme edhe për trupin – në thelb e “kalb” atë nga brenda dhe duhani që dridhet nuk bën përjashtim. Janari është  koha kur shumë njerëz bëjnë rezolutat e Vitit të Ri, për të përmirësuar shëndetin e tyre dhep ërpiqen për të ndaluar pirjen e duhanit.” Mjekësia sugjeron të mos zgjidhen alternativa, por cigarja të lihet dhe të mos kosumohet për shëndetin.

Koha Jonë

SHKARKO APP