Duhet të ndryshojmë mënyrën si hamë – OKB jep alarmin: Revolucion, ose do vuajmë pasojat e ngrohjes globale
Mënyra se si punojmë tokën, rrisim kafshët, apo hamë, duhet të ndryshojë për t`i bërë ballë ndryshimeve klimatike, thotë një raport i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Konsumi global i mishit duhet të bjerë patjetër në mënyrë që të ndalojmë disi ngrohjen globale. Po ashtu duhet të përmirësohet siguria ushqimore, shëndeti dhe biodiversiteti, thotë raporti i OKB mbi efektet e ndryshimeve klimatike.
Mënyra si ne hamë duhet të ndryshojë patjetër në mënyrë që t`i bëjmë ballë rritjes së popullsisë dhe ndryshimeve klimatike. Ushqimet që vijnë nga bimët dhe nga kafshët mund të lirojnë miliona kilometra katrorë tokë deri në vitin 2050 duke reduktuar kështu 0.7-8 giga tonë në vit dioksid karboni, thotë paneli i OKB për ndryshimet klimatike. Toka është burimi i dioksidit të karbonit, që është gazi kryesor përgjegjës për ngrohjen globale. Menaxhimi më i mirë i tokës mund të ndihmojë në luftën tonë ndaj ngrohjes globale.
Reduktimi i emetimit të gazit nga të gjitha sektorët është thelbësore për të ndalur sadopak ngrohjen globale. Bujqësia, pyjet dhe aktivitetet e tjera që lidhen ngushtë me përdorimin e tokës janë përgjegjëse për 23% të emetimit të dikosidit të karbonit të prodhuar nga njeriu. Po të fusim këtu edhe aktivitetin e përpunimit dhe prodhimit të ushqimit, kjo normë ngjitet në 37%. / SCAN