Durrës, rindërtim i 5 Qendrave Shëndetësore (VIDEO)

Qendrat shëndetësore dhe poliklinikat qendrore në vendin tonë tashmë janë transformuar me kushte bashkëkohore duke iu ofruar atyre shërbime më të specializuara mjekësore. Nëpërmjet programit kombëtar të rindërtimit të qendrave shëndetësore brenda këtij viti do të rehabilitohen 100 të tilla prej të cilave 5 nga qarku i Durrësit.

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur edhe zonat ku do të rikonstrukohen këto qendra shëndetësore. “MIRËMËNGJES dhe me kantieret e Programit Kombëtar të Rindërtimit të 300 QENDRAVE SHENDETESORE për qarkun Durrës, ju uroj një ditë të mbarë”,-shprehet Rama.

Brenda 2019-ës rindërtohen 100 qendra shëndetësore mes së cilave nga qarku i Durrësit, Gjepalaj, Metallë, Perlat 2, Hardhisht dhe në Krujë.

SHKARKO APP