E dini çfarë ka në cigaren tuaj?

Miliona njerëz kudo në botë tymosin duhan, pavarësisht se e dinë se kjo është shumë e dëmshme për shëndetin.

Një studim i ri ka treguar se pjesa më e madhe  e duhanpirësve nuk janë aspak në dijeni të kimikateve që thithin çdo ditë.

Shumica e tyre njeh vetëm nikotinën dhe nuk është aspak në dijeni të substancave toksike, që i fusin organizimit ndërsa tymosin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërkuesit janë zbuluar se në cigare gjenden rreth 24 substanca të dëmshme, duke i ndarë ato në 6 grupe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekspertët thonë se cigaret përmbajnë arsenik, që dëmton zemrën dhe formaldehyde që shkakton kancerin në fyt.

Sipas një vëzhgimi të bërë në SHBA ku morën pjesë rreth 5000 persona vetëm ¼ e tyre janë shprehur se kërkojnë informacione për përbërësit që ndodhen në cigare, shumica e tyre janë persona te rinj në moshë.

Ndërsa vetëm 8 % e atyre që janë intervistuar janë përgjigjur saktë, për 3 nga 4 kimikatet të shënuara në paketë.

Por gjatë këtij anketimi kërkuesit kanë vënë re, se shumë njerëz janë të interesuar për të ditur për substancat e rrezikshme që gjenden në cigare, por që nuk dinë se ku të kërkojnë dhe se në shumë raste informacioni nuk është shumë i qartë.

Nuk është ende e qartë se sa do të ndikojnë tek duhanpirësit, shtimi i këtyre informacioneve në paketë, shprehen ekspertët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?