E dini se çfarë ju shkakton pirja e Coca Cola? Eksperimenti i pështirë… (VIDEO)
Eksperimenti që tregon se çfarë ndodh kur Coca Cola mbërrin në stomak është shumë shqetësues për konsumatorët e pijes së ëmbël.
Videoja është postuar online nga Molten Science dhe tregon procesin e reaksionit dhe kthimit të Coca Cola-s dhe materialit të ngjashëm me acidin e stomakut në diçka, që në fakt nuk duhet të jetë në stomak. Në momentin që në gotën me acid hidhet Coca Cola, flluskat ngihen lart e më lart deri në momentin që materiali fillon të derdhet nga gota.
Në fillim materiali i formuar lëviz lehtësisht ndërsa më pas fillon e ngurtësohet aq shumë saqë është e vështirë ta shposh edhe me dru. Materiali jo vetëm që forcohet por rrit edhe temperaturën e gotës.
Ky eksperiment ka ndarë shkencëtarët, disa thonë se acidi i formuar nuk është i njëjtë me të stomakut, ndërsa të tjerë thotë se pasojat janë të njëjta. Megjithatë, të gjithë bien dakord se nuk do të donin ta kishin në stomakun e tyre një substancë të tillë.
“Daily Mail” thotë se videoja është shikuar më shumë se 9 milionë herë deri më tani në Facebook.