E doni të freskët trurin! Ushqimet që ju ndihmojnë

Çaji jeshil ka shumë aftësi dhe përfitime, pasi është i pasur me antioksidues që veprojnë ndaj plakjes së qelizave

Nga brokoli te spinaqi, studiuesit këshillojnë disa ushqime të domosdoshme për të mbajtur trurin të freskët. Këto ushqime zhvillojnë aftësinë e trurit për të reaguar në kohë si kur humbet kujtesa apo për të njohur shpejt personat.

Brokoli

Sipas disa studimeve brokoli është një prej perimeve më të dobishme për ta forcuar kujtesën. Ndikon te përqendrimi dhe vëmendja. E gjithë merita qëndron te përmbajtja e lartë e vitaminës C që forcon enët e gjakut dhe acidit folik.

Frutat e pyllit

Frutat e pyllit dhe boronicat kryejnë një punë të rëndësishme për mbrojtjen e trurit. Efekti i tyre i dedikohet përmbajtjes së lartë të antioksiduesve që arrin të sjellë përfitime të mëdha në koren e trurit.

Avokado

Avokado ka shumë aftësi ushqyese dhe përfitimi, pasi është i pasur me yndyrna mono të pangopura, shumë të rëndësishme për ta mbajtur në kontroll qarkullimin e gjakut, por edhe të trurit.

Çokollata

Çokollata ka efektet më të mira pasi kakao bën mirë për aftësitë njohëse. Këshillohet që të hani çokollatë çdo dy ditë.

Veza

Veza ka një përmbajtje shumë të rëndësishme që quhet kolina dhe që gjendet në brendësi të saj. Kjo arrin t’i garantojë funksionet kardiovaskulare dhe të trurit, duke i lejuar një memorie të efikase.

Frutat e thata

Frutat e thata janë të dobishme për të realizuar plotësisht nevojën me vitaminat E, e cila është e dobishme, pasi siguron shëndetin e enëve, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe të trurit.

Çaji jeshil

Çaji jeshil ka shumë aftësi dhe përfitime, pasi është i pasur me antioksidues që veprojnë ndaj plakjes së qelizave. Duke konsumuar 2 ose 3 filxhanë në ditë çaj jeshil përgjysmohet rreziku i problemeve mendore të lidhura me plakjen.

Farat e kungullit

Farat e kungullit janë të pasura me substance ushqyese tepër të rëndësishme për trurin. Bëhet fjalë për vitaminat A dhe E, omega 3 dhe 6. Për më tepër kanë edhe një përmbajtje të lartë zinku që luan një rol themelor në përmirësimin e kujtesës.

Spinaqi

Spinaqi është i pasur me vitamina dhe kripëra minerale, veçanërisht vitamina K që është themelore për ekuilibrin e sistemit nervor.

SHKARKO APP