E habitshme! Zbuloni efektet e marijuanës mbi shëndetin mendor!
Sipas një studimi amerikan, përdoruesit e marijuanës nuk kanë gjasa që të përjetojnë ankth, depresion ose gjendje psikologjike të rënduar në të ardhmen.
Sipas “The Independent”, studiuesit amerikanë kanë vëzhguar adoleshentët, përdorues të marijuanës përgjatë dy dekadave. Ata u anketuan për herë të parë në moshën 14-vjeçare. Rreth 408 të rinj u ndoqën deri në moshën 36-vjeçare nga Universiteti i Pittsburgh, Medical Center dhe nga Universiteti Rutgers në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Edhe pse 22% e pjesëmarrësve ishin përdorues kronikë të marijuanës, pirja e drogës rregullisht çdo javë, bëri që ata të mos përjetojnë depresion, ankth, psikozë ose astmë nga mesi i të 30-ave, thuhet në raport.
Droga është tashmë e ligjshme në disa shtete të SHBA-ve, Oregon, Alaska, Kolorado, Uashington dhe Columbia, ku tashmë nuk cilësohet një krim blerja apo shitja e bimës narkotike.
“Ajo që kemi gjetur është pak e habitshme”, tha Jordan Bechtold, hulumtuesi kryesor i studimit. “Tek njerëzit nuk ka pasur probleme sa i përket shëndetit mendor apo fizik nga rezultatet që kemi matur, pavarësisht nga doza e marijuanës së përdorur gjatë adoleshencës.”
Por studiuesit theksuan se studimi nuk duhet të merret si fakt i kryer, pasi në të janë marrë në konsideratë meshkujt deri në moshën 30-vjeçare, dhe nuk janë përfshirë gratë. Por gjithsesi, për ta ky mbetet një studim i jashtëzakonshëm, në funksion te debatit për legalizimin ode jo të marijuanës, pasi ka ndjekur njerëz të vërtetë në kohë reale.
Aktivistët kanë theksuar prej kohësh se legalizimi i drogës, do ta nxjerrë atë nga tregu i zi dhe do ta bëjë atë më të sigurt, duke rritur të ardhurat tatimore nëpërmjet shitjes dhe duke ndaluar mbushjen e gjykatave të vendit vetëm me njerëz, vetëm për një cigare hashash.