E pabesueshme, por shqiptarët dalin të fundit në Europë për konsumin e mishit
Sipas raporteve, një shqiptar konsumon 39 kilogramë mish në vit, thënë ndryshe 3.2 kilogramë në muaj ose afro 750 gramë në javë. Kjo sasi është më e ulëta në Europë.
Shqipëria renditet në vendin e fundit së bashku me Maqedoninë e Veriut, Moldavinë dhe Turqinë. Më shumë mish hanë spanjollët, 99 kilogramë për person në vit.
Cilat janë arsyet prej të cilave qytetarët pranojnë se kanë ulur sasinë e konsumit? Ato lidhen me moshën dhe koston e lartë. Tregtarët pohojnë se vit pas viti shesin më pak mish për arsye që nisin nga çmimi e deri tek ulja e popullsisë.