E quajtën “aq i trashë sa duhet pushkatuar”, humbet 40 kilogramë! (FOTO)
Paul Moore, djaloshi 26 vjeçar është quajtur “aq i trashë sa duhet pushkatuar”. Një lum komentesh kanë vërshuar në rrjetet sociale pas publikimit të fotografisë së tij.
Paul Moore, është tmerruar kur ka parë një foto të tij të postuar në rrjetet sociale. Në këtë foto ai shfaqej i zhveshur, ku vërehej qartazi masa e madha dhjamore në të gjithë trupin e tuj.Fotoja e postuar shoqërohej me mbishkrimin “Bëni më shumë para për birra duke marrë me qira një eskavator njerëzor për fuqi më të pakët punëtore”.
Dhe për fatin e keq të Pauli-t, fotoja ka bërë bujë duke marrë plot 30000 mijë like dhe share dhe plot mbi 10 000 mijë komente. Shumë prej komenteve e quanin Paul-in “të shpifur”, dhe “balenë”. Një prej përdoruesve të rrjeteve sociale madje ka thënë “është aq i trashë, sa duhet të pushkatohet”.
Por pas të gjithë këtyre komenteve, 26 vjeçari ka vendosur të humbasë peshë.
Kamarieri Paul, nga Cork i Irlandës, është shprehur: Shoku im më telefonoi të më tregonte se një foto e imja po shpërndahet online dhe nëse unë e shihja do të shqetësohesha për këtë fakt. “Më thanë që nuk duhet ta shoh, mirëpo unë pata një ndjesi të çuditshme për ta parë. Isha shumë i mërzitur. Komentet ishin të tmerrshme, me të vërtetë tronditëse”, tregon Paul.
Ai rrëfen më tej se pavarësisht sa tronditëse ishin të gjitha ato komentet, i kishte lëxuar ato të gjitha.
“Në fillim u ndikova prej tyre, më bënë të ndihesha shumë keq dhe tepër depresiv. Por më pas, vendosa të bëja diçka, e cila do të më bënte të ndihesha më mirë dhe pozitivisht.”, tregon Paul.
Pauli vendosi që ta riorganizojë dietën e tij, duke anashkaluar daljet në mbrëmjet muzikore, dhe duke filluar të shkojë në palestër së paku tre herë në javë”. Ndërmjet janarit dhe gushtit, Paul ka humbur 25 kg para se të antarësohej në “Slimming Ëorld” në shtator, duke humbur edhe 19 kg të tjerë. Qëllimi i tij që të peshonte 75 kilogramë ishte përmbushur me sukses.
Dikur ai peshonte 125 kilogramë, por tani ai është shumë ndryshe nga Paul i dikurshëm.
Burimi: Daily Mail
Përgatiti: S.L