E tmerrshme.E zë gjumi me lente kontakti, pas disa ditësh humb shikimin

 

Amerikani Chad Groeschen, 39 vjeç, shkoi të flinte me lentet e kontaktit, por  humbi shikimin në njërin sy. Shpesh  njerëzve u ndodh që t’i zërë gjumi me lentet e kontaktit, dhee Chad, ishte njëri prej tyre. Huffington Post, raporton se syri i 39-vjeçarit fillimisht nisi që të lotonte. Burri shkoi tek mjeku për ta vizituar. Sipas okulistit që e vizitoi nuk bëhej fjalë për ndonjë gjë serioze, por një ditë më pas Chad u zgjua me dhimbje të tmerrshme dhe nuk arrinte që të shihte gjë.  Pas një vizite tjetër tek mjeku specialist, burri zbuloi se syri i tij ishte infektuar me një bakter, i cili kishte hyrë në sy nëpërmjet lentes. Tashmë për Chad nuk mund të bëhet asgjë dhe vetëm një transplant i kornesë mund t’i sjellë shikimin.  Mjekët shtuan se raste të tilla infeksionesh bakteriale  nga përdorimi të lenteve janë të shpeshta, por në pjesën më të madhe ato janë të kurueshme, e pa pasoja. Rasti i 39-vjeçarit, ishte ekstrem por lentet janë një potencial gjenerimi për sa i përket shfaqjes së infeksioneve.

SHKARKO APP