Edhe ushqimet e shëndetshme shtojnë kilet e tepërta!
Jemi në muajt e parë të vitit që sapo ka nisur, që do të thotë se shumë njerëz janë duke marrë vendime për të ngrënë shëndetshëm, edhe sigurisht për të humbur në peshë. Ky është objektiv i madh, prej të cilit varen shumë edhe objektivat e tjera në vazhdim. Por duhet të dini që të ushqyerit shëndetshëm, jo domosdoshmërisht do të thotë humbje e peshës. Shpeshherë lind pyetja: A mund të shkaktojnë ushqimet e shëndetshme mbingopje dhe më tepër kile?
Universiteti i studimeve në Teksas ka përcaktuar se nëse ushqimet janë të riprodhuara apo tregtohen si të shëndetshme mund të shkaktojnë mbingopje dhe ndikojnë në shtimin e peshës.
Sipas studimit me bashkëautor Jakob Suher dhe ekipin e tij, rezultatet e hulumtimit tregojnë se të ngrënit ushqime vërtet të shëndetshme dhe në porcionet e duhura, do të shkaktonte më pak kile të tepërta dhe efekte të tjera shëndetësore.
Sidorela Lepri