Efektet e lëngut të portokallit…si merret vitamina C!

 

Lëngu i portokallit është shumë i konsumuar, e përveç faktit që është i shijshëm, vlerat ushqyese të tij dhe sasia e vitaminave që përmban janë të mëdha.  

Portokalli si fryt, është i pajisur me substanca anti-kancerogjene si dhe mund të jetë ndihmesë për të luftuar presionin e lartë të gjakut.

Kurse, për ditët e ftohta është ilaçi më i mirë. Duke qenë se ka përmbajtje të lartë të Vitaminës C, ky lëng e forcon shumë sistemin imunitar të njeriut dhe mbron nga ftohjet dhe sëmundjet kronike.

Një nga përbërësit më të rëndësishëm që përmban portokalli është hesperidina. Studimet kanë treguar se kjo substancë ndikon pozitivisht në sistemin kardiovaskular dhe ul nivelin e kolesterolit në gjak.

Nivelet e larta të vitaminës C që gjenden në këtë frutë veprojnë si antioksidues. Rrjedhimisht, kjo do të thotë se me konsumimin e rregullt të lëngut të freskët nga portokalli parandalohet shfaqja e sëmundjeve të ndryshme, në mesin e tyre edhe, kancerit të gjirit dhe kancerit të prostatës.

Sakaq studimet e fundit, tregojnë se:

Lëngu nga portokalli gjendet në krye të listës së lëngjeve që janë më të konsumuara, pasi ai ka një vlerë të madhe ushqyese për organizmin. Studimet e fundit kanë treguar se portokalli është një frutë i pasur me substanca që veprojnë si anti-kancer dhe ndihmon për të luftuar presionin e lartë të gjakut.

Arsyet se pse duhet të konsumojmë lëng portokalli janë;

Lëngu nga portokalli është i pasur me vitaminë C e cila ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.

Njerëzit të cilët kanë probleme me presionin e lartë të gjakut duhet të konsumojnë rregullisht këtë pije pasi ajo ndihmon në uljen e tij.

Një nga përbërësit më të rëndësishëm që përmban portokalli është hesperidina. Studimet kanë treguar se kjo substancë ndikon pozitivisht në sistemin kardiovaskular dhe ul nivelin e kolesterolit në gjak.

Nivelet e larta të vitaminës C që gjenden në këtë frutë veprojnë si antioksidues. Rrjedhimisht, kjo do të thotë se me konsumimin e rregullt të lëngut të freskët nga portokalli parandalohet shfaqja e sëmundjeve të ndryshme, në mesin e tyre edhe, kancerit të gjirit dhe kancerit të prostatës.

Portokalli ka veti antiinflamatore, pikërisht këto veti ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve në qoftë se keni problem me artrit, ngurtësi të muskujve dhe nyjave.

Shkencëtarët thonë se antioksidantët në portokall ndihmojnë në humbjen e peshës. Një pije në ditë do të bëjë një ndikim pozitiv në metabolizmin tuaj dhe do të stimulojë humbjen e yndyrës.

Nëse jeni shtatzënë, do të ishte më se e dëshirueshme për të pirë rregullisht këtë lëng. Portokajtë janë një burim i acidit folik që ndihmojnë zhvillimin e duhur të trurit.

SHKARKO APP