Efektet e shëndetshme të dafinës

Lulet e dafinës janë me ngjyrë të verdhë të zbehtë në të gjelbër, rreth 1 cm diametër, dhe ato çelin dyshe pranë një gjetheje. Gjethet janë 6-12 cm të gjata dhe 2-4 cm të gjera.

Frutat janë kokrra të vogla të zeza me shkëlqim rreth 1 cm të gjata. Dafina ka shumë vitamina dhe minerale te domosdoshme për organizmin tonë.  Disa nga efektet më të shëndetshme janë; nxit humor të mirë, rregullon tretjendhe zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare. Për forcimin e sistemit imunitar më efikas është vaji i dafinës, ndërsa rekomandohet sidomos për reduktimin e stresit. Ka efekt të fortë tek dhimbjet e forta për shkak të spazmave muskulore. Gjethja e dafinës përdoret shpesh në kozmetikë. Ajo u shtohet kremrave, losioneve dhe shampove për flokët e yndyrshme, si dhe stimulon rritjen e tyre.

SHKARKO APP