Efektet e Vitaminës C

 

Vitamina C është përgjegjëse për prodhimin dhe mirëmbajtjen e kolagjenit, forcimin e enëve të gjakut dhe të lëkurës, si dhe njihet si një antioksidant i cili i nevojitet shumë trupit tonë. Me një konsum të rregullt të vitaminës C në organizëm ju e ruani shëndetin tuaj, mbroheni nga infeksionet dhe inflamacionet, dhe e ruani një pamje rinore të lëkurës. Disa nga ndikimet më të dukshme të vitaminës C janë;

Vitamina C për flokë të bukur

Vitamina C është ushqyesi më efektiv për rritjen dhe fortësinë e flokëve. Siç u theksua, kjo vitaminë ndihmon në formimin e kolagjenit, i cili është përgjegjës për rritjen e flokëve, por megjithatë, gjëja më e rëndësishme është se ajo i mban flokët tuaj të fortë dhe të shëndetshëm.

Vitamina C për thonj të shëndetshëm

Vitamina C e mban lëkurën të shtrënguar, i ushqen indet lidhëse, eshtrat dhe në këtë mënyrë i mban edhe thonjtë të shëndetshëm. Nëse thonjtë ju rriten ngadalë është e preferueshme ta rritni konsumin e vitaminës C në organizëm. E dimë se agrumetet janë të pasura me vitaminë C, por atë e kanë edhe domatet, shega, patatet dhe disa perime të gjelbra.

Vitamina C për lëkurë të bukur

Kjo vitaminë e bën lëkurën të shëndetshme dhe të bukur për shkak të kolagjenit. Ajo e rregullon prodhimin e sebumit dhe i lufton radikalet e lira të cilat e përshpejtojnë procesin e plakjes. Gjithashtu e parandalon formimin e njollave pigmentuese, i forcon kapilarët dhe shfaqjen e venave të zgjeruara, dhe e parandalon gjakrrjedhjen e mishit të dhëmbëve.

SHKARKO APP