Efektet kuruese të mollës për sëmundjet e zemrës

Molla është sinonim i vitalitetit dhe shëndetit.

Mrekullia tjetër e mollës si frut, është që atë mund ta hash në çfarëdo lloj kohe. Një mollë në ditë mjafton, dhe ti nuk ke nevojë për doktor, thotë një fjalë e urtë. Mrekullia e frutit të mollës qëndron sidomos tek lëkura. Vitamina C dhe betakaroteni që kanë dhe ndikimin pozitiv në shëndetin tonë gjenden në të.

Një studim në Holandë, ku njerëzit e testuar u ushqyen me një mollë në ditë, gjithashtu me 2 lugë qepë të grirë dhe 4 gota çaj, arritën të ulin në mënyrë të dukshme rrezikun e sëmundjes së zemrës. Gjithashtu, molla bën një ulje të dukshme të kolesterinës në gjak, duke ndihmuar kështu në sëmundjen e diabetit, apo të hemorragjisë cerebrale.

Ka lloje të ndryshme mollësh, por ai më specifiku për këto lloj sëmundje është molla e ngjyrës së gjelbër, që në botë njihet me emrin “Grany Smith”.

Duhet të shtojmë, se vitaminat e mollës mund t’i marrim në një farë mënyre dhe nëpërmjet lëngut të saj (Kalium dhe Eise), megjithatë duhet theksuar se asnjëherë lëngu i mollës nuk do të ishte një zëvendësim i vetë frutit.

SHKARKO APP