Efektet kuruese të vitaminës D

Vitamina D mund të ndihmojë njerëzit me sëmundje të zemrës, sugjeron një studim.

Sipas BBC, pas testimit tek 163 pacientë me probleme me zemër, u zbulua se kjo vitaminë, e cila krijohet kur lëkura ekspozohet ndaj diellit, përmirëson aftësinë e zemrës për të pompuar gjak në trup.

Skuadra e Spitalit Universitar të Lidsit në Angli, që e prezantoi studimin në një takim të Kolegjit të Kardiologëve në SHBA, tha se rezultatet janë befasuese.

Fondacioni Britanik për Zemrën bëri thirrje që të bëhen të tjera testime, për të vlerësuar më pas mundësinë e pilulave me vitaminë.

Vitamina D është vitale për kocka dhe dhëmbë të shëndetshëm dhe sjell përfitime të rëndësishëm në trup, por shumë njerëz kanë mungesë të saj.

Mosha mesatare e personave të marrë në studim ishin 70 vjeç dhe shumë prej tyre kishin nivele të ulëta të kësaj vitanime edhe në verë.

“Ata kalojnë pak kohë jashtë, por aftësia e lëkurës për të prodhuar vitaminë D vjen duke u ulur me kalimin e kohës dhe ne nuk e kuptojmë pse,” tha kardiologu Klaus Witte.

Këta persona morën nga një tabletë me vitaminë D çdo ditë për një vit.

Aftësia e zemrës për të pompuar gjak u rrit me 26 deri në 34 përqind.

Dr. Witte tha se rezultati është befasues.

“Ne qëndrojmë në zyra me ajër të kondicionuar, kur në fakt duhet të jemi aty jashtë, me trupin e zbuluar dhe të ulur në bar,” tha ai.

SHKARKO APP