Efektet magjike të dietës mesdhetare

Dieta mesdhetare është e pasur në ullinj, arrore, fruta, preime, peshk dhe shumë pak mish të kuq. Kjo dietë sipas studimeve të fundit ju ruan mendjen dhe shëndetin dhe vonon plakjen

Hulumtuesit spanjollë zbuluan se kjo dietë përmirëson të menduarin dhe ndihmon në kthjelltësinë dhe eviton problemet me kujtesën.

Përfundimi i studimit u botua në “JAMA Internal Medicine”.

Dr. Sam Gandy, thotë se shëndeti i zemrës dhe I trurit ruhen më mire me një dietë me pak mish të kuq dhe më shumë fruta perime dhe mish të bardhë.

Gjithashtu, ullinjtë dhe vaji i tyre, arroret lidhen me mirëqnien e trurit, duke e mbajtur atë të ri.

Samantha Heller, pranë Universitetit të New York Medical Center shprehet se “yndyrnat e shëndetshme nga ushqimet si arrat dhe ullinjtë luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e trurit.”

“Vaji i ullirit, bajamet, arrat , kikirikët dhe avokadot janë të gjitha burime të yndyrnave të shëndetshme. Acidet yndyrore Omega-3 luajnë gjithashtu një rol tepër të madh për trurin dhe këto acide i gjejmë tek peshku, arrat dhe ushqimet me bazë soje. Këto yndyrna të shëndetshme përmirësojnë funksionin mendor, duke reduktuar riskun e prekjes me Alzheimer,” shton ajo.

 

SHKARKO APP