Efektet shëndetësore të sherebelës

 

E njohur si përbërës në çaj, sherbela ishte shpëtim për shumë lloje të infeksioneve. Lista e sëmundjeve apo infeksioneve, në të cilat kjo bimë mund të ndihmojë është e gjatë. Dhuron shije të këndshme për shumë gjella, por është edhe pjesë e shumë kremrave për rrezitje, si dhe në shamponet kundër zbokthit. Kuzhinierët e sugjerojnë si përbërës të veçantë derisa gatuani mish pule apo peshku. Çaji i gjetheve të kësaj bime përdoret te infeksionet e fytit, infeksionet e organeve të brendshme, te të djersiturat e tuberkulozit. Nëse e shikojmë në bazë të spektrit mjekësor, atëherë lirisht mund të konstatojmë se sherbela është një antibiotik i një spektri të gjerë. Përdoret edhe në rregullimin e djersitjes, te çrregullimet menstruale, pastaj forcon nervat, pastron mëlçinë dhe më tutje pohojnë se gjethet e kësaj bime kanë një vend të posaçëm, si në mjekësinë popullore-tradicionale, po ashtu edhe në mjekësinë bashkëkohore.

SHKARKO APP