Eksperimenti: Lajm i mirë për personat e gjymtuar
Shkencëtarët amerikan në bazë të një nisme të ndërmarrë kanë krijuar gjymtyrën e një miu nëlaborator. Ky është një eksperiment i cili shton shpresën për personat e gjymtuar, të cilët një ditë do të kenë një të tillë biologjike funksionale.
Krijimi është bërë i mundur nga kërkuesit e Spitalit të Përgjitshëm të Masacusetsit, ku rezulton se këmba e krijuar e miut ka enë gjaku dhe inde muskulare.
Studiuesit morën qelizat e gjalla nga një mi i ngordhur, duke përdorur teknikën që njihet si "decelularizimi", vendosja e gjymtyrës në një solucion të posaçëm. Enët e gjakut dhe muskujt u krijuan në njëlaborator dhe më pas u përfshinë në procesin e njohur si "ricelularizimi".
Gjymtyra u fut brenda një bioreaktori, të mbushur me një solucion, i cili ushqenteqelizat. Pas pesë ditësh u aplikua stimulimi elektrik, për të ngacmuar formimin e muskujve. Pas dy javësh rezultati ishte mbresëlënës: U krijua një gjymtyrë e gjallë.
Sipas studiuesve nëse ky zbulim do të rezultojë i suksesshëm atëherë do të bëhet e mundur që të ndihmohen mbi 1.5 milionë persona me aftësi të kufizuara në Shtetet e Bashkuara dhe miliona të tjerë në të gjithë botën.