Eksperimenti: Lajm i mirë për personat e gjymtuar

Shkencëtarët amerikan në bazë të një nisme të ndërmarrë kanë krijuar gjymtyrën e një miu nëlaborator. Ky është një eksperiment i cili shton shpresën për personat e gjymtuar, të cilët një ditë do të kenë një të tillë biologjike funksionale.
Krijimi është bërë i mundur nga kërkuesit e Spitalit të Përgjitshëm të Masacusetsit, ku rezulton se këmba e krijuar e miut ka enë gjaku dhe inde muskulare.
Studiuesit morën qelizat e gjalla nga një mi i ngordhur, duke përdorur teknikën që njihet si "decelularizimi", vendosja e gjymtyrës në një solucion të posaçëm. Enët e gjakut dhe muskujt u krijuan në njëlaborator dhe më pas u përfshinë në procesin e njohur si "ricelularizimi".
Gjymtyra u fut brenda një bioreaktori, të mbushur me një solucion, i cili ushqenteqelizat. Pas pesë ditësh u aplikua stimulimi elektrik, për të ngacmuar formimin e muskujve. Pas dy javësh rezultati ishte mbresëlënës: U krijua një gjymtyrë e gjallë.
Sipas studiuesve nëse ky zbulim do të rezultojë i suksesshëm atëherë do të bëhet e mundur që të ndihmohen mbi 1.5 milionë persona me aftësi të kufizuara në Shtetet e Bashkuara dhe miliona të tjerë në të gjithë botën. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?