Ekspertët: Ja pse nuk duhet ta thekni shumë bukën

Ekspertët e ushqimit kanë këshilluar që buka dhe patatet, të gatuhen derisa të marrin një ngjyrë të verdhë ari, dhe jo kafe. E gjitha kjo ka një arsye, e cila lidhet me shancet për të pakësuar marrjen e kimikateve të cilat mund të na shkaktojnë kancer.

Sipas shkencëtarëve, akrilamida prodhohet kur ushqimet e ngrira piqen ose skuqen për një kohë të gjatë në temperatura të larta. Agjencia e Standarteve të Ushqimit FSA rekomandon të ndiqen udhëzimet e gatimit për të shmangur marrjen e ngjyrës kafe.

Studimet e Kancerit në Britaninë e Madhe thanë se lidhja nuk është vërtetuar te njerëzit. FSA gjithashtu thotë se patatet nuk duhet të mbahen në frigorifer.

Kjo, pasi nivelet e sheqerit rriten të perimet në temperatura të ulëta duke ngritur kështu sasinë e akrilamidës që prodhohet gjatë gatimit.

SHKARKO APP