Ekspertët këshillojnë të mos e mbani shalqirin në frigorifer

Shalqiri është fruti hidratues më i dashur në stinën e verës: i pasur me vitamina dhe minerale, është ideal për të rimarrë substancat e humbura me djersitjen. Perfekt për të dizintokiskuar dhe për të pastruar, shalqiri, ka efektin të na bëjë të ndihemi të ngopur ndërkohë që kemi marrë minimumin e kalorive. Është fantastik për dietë. Por nëse deri më tani, përpara se ta konsumoni keni zgjedhur ta vendosni në firgorifer, ekspertët zbulojnë se ky është gabim.

Hulumtimi të cilin e ka bërë Ministria amerikane e Bujqësisë, tregon që të gjithë ne gabojmë kur para konsumimit shalqirin e fusim në frigorifer. Në të vërtetë, siç thonë ekspertët, shalqirin duhet mbajtur në temperaturë dhome në mënyrë që t’i ruajë të gjithë përbërësit ushqyes me të cilët është i pasur. Kur është i ftohtë, shalqiri humb shumicën e vitaminave dhe materieve ushqyese. Edhe një gjë të cilën shkencëtarët e kanë zbuluar është që shalqiri vazhdon të prodhojë vitamina dhe materie ushqyese edhe pasi që të vilet, mirëpo sërish – vetëm nëse e mbajmë në temperaturë dhomë.

Kur e fusim në frigorifer, ai proces dukshëm ngadalësohet. Në kuadër të hulumtimeve shkencëtarët për 14 ditë shalqirin e kanë lënë në 21, 12 dhe 5 gradë dhe ka rezultuar që ata të cilët kanë qenë të ruajtur në 21 gradë kanë pasur 40 për qind më shumë likopene dhe nga 50 deri në 139 për qind më shumë beta-karoten.

 

SHKARKO APP