Ëmbëlsirat ndihmojnë në zhvillimin e fëmijës!

Sipas një studimi të fundit ëmbëlsirat kanë një rol shumë të rëndësishme për zhvillimin e fëmijët dhe për këtë arsye këshillohet që të mos ndalohet konsumimi i tyre.

Ëmbëlsirat që duhen për një mendje aktive duhet të përmbajnë drithëra integrale, fruta dhe mjaltë, në mënyrë që fëmija të studiojë më mirë.

Përgatitja e frutave duhet të bëhet me përbërës të shijshëm dhe të shëndetshëm.

Edhe një ëmbëlsirë e mirë që ndihmon në rritjen e përqendrimit! I thoni “JO” sheqerit dhe “PO” frutave dhe mjaltit.

Truri ka nevojë për sheqerna si ato që gjenden tek drithërat integrale dhe derivatet e tyre. Sheqeri i zakonshëm (ai që njihet ndryshe si sakarozë, përdoret për ëmbëlsira, pije dhe është i pranishëm në shumë produkte industrialë), të jep energji të menjëhershme, kontribuon në demineralizimin e organizmit, në mbipeshë dhe ndikon në humbjen e përqendrimit.

Por, një ëmbëlsirë e mirë mund t’i vijë në ndihmë fëmijës që studion nëse përgatitet me kos, fruta të freskëta ose mjaltë.

SHKARKO APP