Epilepsia, çfarë duhet të dimë rreth saj

 

Epilepsia, çfarë duhet të dimë rreth saj

Fjala “Epilepsi” vjen nga greqishtja e vjetër epilepsis, shpërthim, sulm: nga latinishtja“epilepsia” si dhe nga greqishtja e sotme “epileptos- sulmoj, kap. Epilepsia është një prej sëmundjeve më të shpeshta në neurologji. Kjo i takon grupit te sëmundjeve konvulsive, e cila manifestohet me ngërçe të muskujve dhe ndryshim të furishëm të vetëdijes (me një shkallë të caktuar të vetëdijes). Epilepsia është mbingarkese e nje aktiviteti elektrik qe zhvillohet periodikisht ne tru dhe shkakton humbje ndjenjash dhe levizje te pakontrolluara.

Disa prej llojeve të epilepsisë janë:

1. Grand mal: ataku ose sulmi i madh, shfaqet pas zbrazjes anormale elektrike të korës së trurit e cila manifestohet me humbje të shpejtë të vetëdijes, shtangim të muskujve të trupit dhe shkumën në gojë. Shpesh në fazën e atakut i sëmuri ka urinim të pakontrolluar e më rrallë edhe feces. Pas kësaj, pacienti është pa vetëdije dhe zgjohet gradualisht. Për një kohë ndihet konfuz dhe i përgjumur, por janë të mundshme edhe lëndimet gjatë rënies.

2. Petit mal: atake të vogla, më të shpeshta te fëmijët e vegjël. Fëmija і sëmurë rëndom ka shumë atake gjatë 24 orëve. Sulmet ndodhin më shpesh në mëngjes dhe gjatë aktivitetit fizik. Atakun e karakterizon pamja e shtanguar dhe dridhjet kohëshkurtra të muskujve (rëndom të fytyrës ose ekstremiteteve). I sëmuri nuk e humbë vetëdijen, por meqenëse ndonjëherë vjen deri të çrregullimi i të folurit merr pamjen sikur ka humbur vetëdijen.

3. Epilepsia psikomotore: Zakonisht te adultet, ndonjëherë ngatërrohet me psikozën. Karakterizohet me sjellje të përsëritura jonormale (ndryshime psikike, automatizmi-lëvizje të pakontrolluara të ngacmimeve ose veprimet si zhveshja dhe veshja). Të sëmuret herë nuk janë të qetë, por agresive. Personi është i dezorientuar ndaj vetvetes, personave tjerë, kohës dhe hapësirës.

4. Status epileptikus: Ataku і zgjatur ose i përsëritur. Zgjatë më se paku 30 minuta. E rrezikon jetën dhe çdo-herë në një masë të caktuar e dëmton edhe trurin.

Cilët janë shkaqet e epilepsise

Çrregullimet e sistemit nervor qendror (çrregullimet natyrale gjatë zhvillimit, infeksionet, neoplazmat, sëmundjet e enëve të gjakut, sëmundjet e lindura të cilat shkaktojnë dëmtimin e trurit).

Ø  Çrregullimet metabolike

Ø  Lëndimet e kokës

Ø  Temperatura e lartë

Ø  Përdorimi pa masë i alkoolit ose drogave

Ø  Stresi emocional

Ø  Epilepsia idiopatike (baza ose substrati trashëgues)

 

 

Shenjat qe paraqet i semuri me epilepsi

o   Aura-nënkupton vërejtjen, parandien, sikur halucinacion i zërit dhe shikimit, ndjenja e erës së çuditshme ose shijes, ndjenja e shtangimit, mundimit të barkut e cila zgjatë disa sekonda.

o   Humbja e vetëdijes

o   Shtangimet e muskujve dhe lirimi në çdo 15 deri 20 sekonda.

o   Gulçim pas atakut dhe apatia

o   Ndonjëherë dhimbje koke

o   Era (si e acetonit, alkoolit, dheut të lagësht, urinës)

o   Lagështia e lëkurës

o   Shenjat e lëndimit (njolla elektrike, gjakderdhja, gjurmët e injeksioneve)

o   Tonusi i muskujve (hemipareza, hemiplegjia)

o   Përgjigjja ndaj ngacmimeve të dhembjes-shpimi (hemipareza, hemiplegjia)

o   Shenjat meningjeale

o   Bebëza e syrit (shikimi në drejtim të lëndimit)

o   Pulsi, TA, (kriza hipertenzive, shoku)

Cila është ndihma  e parë

ü  Të sigurohet kalueshmëria e rrugëve të frymëmarrjes me rrotullimin anësor në pozitë të krahut.

ü  Të sigurohet i sëmuri të mos e godet kokën në bazë të fortë, ashtu që nën kokë vendoset ndonjë mjet i butë (jastëk, batanije, etj).

ü   Largohet e gjithë ajo që mundë ta lëndoj të sëmurin në rrethinën e tij.

ü  Thirret ndihma e shpejtë

ü  Gjithherë pritet në vendin e ngjarjes që i sëmuri të kthehet në vetëdije ose deri sa të vjen ndihma e shpejtë.

Ndihma e shpejtë nuk nevojitet:

o   Nëse ataku ka kaluar brenda 5 minutave

o   Nëse nuk ka atake te reja

o   Nëse i sëmuri nuk është i lënduar gjatë rënies

Çfarë duhet të vëmë re?

ü  Në atak, gjuha nuk preket pasi që mund të lëndohet pas ngërçeve të muskujve të fytyrës ose nofullës

ü  Nuk tentohet me forcë të ndërpriten ngërçet

ü  Nuk vendoset asgjë në gojë (p.sh. luga, shpatulla etj.)

ü  Nuk i jepet pacientit asgjë në gojë në fazën e atakut deri sa nuk thjellohet.

Shumica e fëmijëve me epilepsi, prej tyre rreth 90%, shkojnë në shkollë dhe mund të inkuadrohen në çerdhe. Është me rëndësi që prindërit ose kujdestari ta informojnë ekspertin për pranin e sëmundjes që të ketë kujdes e në rast nevoje të reagohet me kohë.

Gjendja pa vetëdije

Deri te humbja e vetëdijes mund të shpijnë shumë sëmundje dhe gjendje nga të cilat disa janë (p.sh. rënia kalimtare e tensionit) e disa shumë të rënda (p.sh. ndalja e punës së zemrës). Thellësia e humbjes së vetëdijes mund të jetë e ndryshme dhe mund të ndryshoj të i njëjti pacient.

Si ta konstatoni se a është personi pa vetëdije?

Nëse hasni në personin i cili nuk lëviz është i shtrirë ose në praninë tuaj papritmas është shtrirë në tokë, lehtas e tronditni në krah ose drejtoni disa pyetje, p.sh: “Çfarë ka ndodhur? A po më dëgjon? Si quheni?” Te humbjet sipërfaqësore, të i pavetëdijshmi mund të lëviz disa pjesë të trupit ose të vjell. Nëse nuk ka kurrfarë reaksioni, atëherë personi është në gjendje të humbjes së thellë të vetëdijes (koma).

Si duhet të veprojmë

·         Thirrni mjekun për ndihmë, nëse është e mundur, sa më shpejtë pa humbur kohë.

·         Kontrolloni frymëmarrjen, qarkullimin dhe sipas nevojës filloni me veprimet e ringjalljes.

·         Nëse i pavetëdijshmi merr frymë, kthejeni në pozitë të krahut. Herë-herë kontrolloni frymëmarrjen.

·         Mbuloje të pavetëdijshmin që të evitoni ftohjen

·         I pavetëdijshmi guxon të transportohet vetëm në pozitë të shtrirë (në krah) .

·         Mos tentoni të pavetëdijshmit t’i jepni ushqim ose pije.

·         Mos e leni të pavetëdijshmin pa mbikëqyrje.

Pacienti pa vetëdije

Të pyetet dëshmitari:

o   A mund të bëhet fjalë për helmim?

o   A është lënduar më herët?

o   A është pacient kronik?

Trajtimi i metejshemDerisa jeni duke pritur autoambulancën regjistroni shenjat vitale. Shikoni për shenja të traumës me ç’rast duhet të keni kujdes të mos keqësoni lëndimin e medulles spinale.  Transporti urgjent me përcjellës i cili i zotëron shkathtësitë e reanimimit. Gjatë transportit të keni kujdes për funksionet vitale: frymëmarrjen dhe punën e zemrës (mjeku ose infermierja).

Msc Bledar LUFI

SHKARKO APP