Është “ilaç” për organizmin, vetitë kuruese të shegës së egër të Shqipërisë
Shega është një frut simbol i traditave mbarë shekullore.
Shega e egër, ka një lëkurë në ngjyrë jeshile të çelët e deri në të kuqe me fara rozë në të bardhë, që janë të tharta.
Ajo përdoret për të përmirësuar tretjen. Në mbarë botën, shega e egër përdoret për t’i dhënë shije salcave, supave, për të marinuar, për të zbukuar sallatat.
Shega e egër gjendet shumë e përhapur në veriun e Shqipërisë në vende ku ato rriten në mënyrë natyrale. Banorët e këtyre zonave nxjerrin prej tyre një lëng të shijshëm dhe të mrekullueshëm, një nga lëngjet më unikë dhe më të shëndetshëm që mund të pini ndonjëherë.
Këto lëngje gjenden kryesisht në restorantet me produkte organike të mirënjohura pranë Lezhës dhe Shkodrës.
Lëngu i shegës së egër
Lëngu i shegës së egër është i pasur me antioksidantë, polifenolë, vitamina B5, B6, C dhe kalium. Ai lufton mikrobet dhe bakteret.
Vlerat mjekësore
Lëngu i gjetheve të freskëta dhe kokrrave të kësaj bime të egër rekomandohen për ata që vuajnë nga problemet me stomakun.
Lëkura bëhet pluhur dhe përdoret për problemet me mëlçinë. Ndërkohë, lulet dhe kokrrat e pabëra forcojnë mishrat e dhëmbëve.
Shegët e pjekura pasurojnë gjakun, shërojnë lëndimet e fytit, syrit dhe problemet me kraharorin.